About this App

Teknologji në funksion të kohës

Krijo dhe menaxho portofolin tënd elektronik duke u regjistruar në eReja.

Teknologjia e re e pagesave mundëson kryerjen e transaksioneve pa kosto mirëmbajtjeje dhe pa kosto të fshehura.

Address

Tirana,Albania

Folow us on social

Termat dhe Kushtet MoneyGram

1. HYRJE
1.1 Shërbimi i transfertës së parave MoneyGram® (“Shërbimi”) sigurohet nga MoneyGram Payment Systems, Inc. (“MoneyGram”, “ne” ose “neve”) përmes një rrjeti agjentësh, personave të autorizuar ose njësive të tjera të lejuara (“Agjentë”). Këto Afate dhe Kushte, së bashku me Dokumentacionin (siç parashikohet në Pjesën 1.3 më poshtë) i përdorur në lidhje me Shërbimin për të cilin mund të përfshihen ose bashkëngjiten këto Afate dhe Kushte, përfshijnë të gjithë marrëveshjen (“Marrëveshja”) ndërmjet neve dhe juve, marrësi individual i Shërbimit (“ju” ose “Marrësi”).
1.2 Kjo Marrëveshje dhe Shërbimi ju lejojnë të merrni një transfertë parash (një “Transfertë”) që është dërguar duke përdorur Shërbimin tonë nga një individ (“Dërguesi”). Transferta ju është dërguar në një valutë dhe shumë të përcaktuar posaçërisht nga Dërguesi. MoneyGram nuk do t’ju ngarkojë asnjë tarifë për marrjen e Transfertës. Shërbimi është i disponueshëm për ju vetëm në kapacitetin tuaj personal të njohur për Dërguesin.
1.3 Duhet të nënshkruani këtë Marrëveshje dhe çdo dokumentacion tjetër që ka lidhje me Transfertën, përfshirë të gjithë formularët, faturat ose urdhër-pranimet (së bashku, “Dokumentacioni”) plotësisht dhe saktësisht për të përdorur Shërbimin.
1.4 Duke përdorur ose duke u përpjekur të përdorni Shërbimin në ndonjë kapacitet ju deklaroni se (i) pranoni kushtet e kësaj Marrëveshje, (ii) keni lexuar Dokumentacionin në lidhje me Transferimin dhe se informacioni siç përshkruhet në Dokumentacion është i saktë, dhe (iii) keni marrë nga Agjenti monedhën dhe shumën e përshkruar në këtë Marrëveshje dhe/ose Dokumentacionin. Deri në masën që dëshironi të konvertoni Transferimin në një monedhë tjetër përveç monedhës së përshkruar në këtë Marrëveshjeje, deklaroni më tej dhe pranoni se ndonjë konvertim i mëtejshëm i Transferimit është një veprim i veçantë nga Shërbimi dhe u nënshtrohet dispozitave të Pjesës 6 të kësaj marrë.
1.5 Duhet t’i siguroni Agjentit identi_ kim të vlefshëm për të Transferimin. Ndërsa do të merrni një numër reference që i korrespondon Transferimit tuaj (“Numri i referencës”), një Numër i tillë i referencës nuk kërkohet gjithnjë për të marrë një Transferim ku përdoren mjete të tjera të identifikimit (si pyetje testuese të përcaktuara nga Dërguesi). Nuk do të kemi asnjë përgjegjësi në rast se Transferimi i jepet, kur dhe siç zbatohet, një individi që i përgjigjet si duhet një pyetjeje testuese, siguron një identifikim të vlefshëm për Agjentin që përshkruan personin e tillë si Marrësi (edhe nëse identifikimi i tillë ishte i rremë ose i fallsi_ kuar) ose siguron një Numër të referencës.

2. KUFIZIME TË SHËRBIMIT
2.1 Ju pranoni që Dërguesi ose MoneyGram, në disa rrethana, mund të anulojë transferimin e synuar për ju në çdo kohë përpara marrjes prej jush dhe në një rast të tillë, nuk do të keni të drejtë të merrni Transferimin.
2.1 Shërbimi, ose aftësia juaj për të marrë Transferimin, gjithashtu mund të vonohet, kufizohet ose të bëhet e padisponueshme në varësi të Shërbimit të përzgjedhur nga Dërguesi, orarit të punës të agjentit, shumën e Transferimit, monedhën në dispozicion dhe pajtueshmërinë ligjore dhe normative, përfshirë kërkesat e identifikimit. Nuk do t’ua paguajmë Transferimin nëse besojmë se Transferimi ose Shërbimi janë duke u përdorur në ndonjë mënyrë për të shkelur ligje, rregullore, kode të zbatueshme ose praktika dhe procedura të MoneyGram, përfshirë ndonjë lidhje me mashtrime, ligje kundër pastrimit të parave ose veprimtari tjetër të paligjshme.
2.2 Nëse Transferimi nuk ju u paguhet, mund të kontaktoni MoneyGram për të pyetur në lidhje me statusin e Transferimit dhe MoneyGram mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë, në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme në lidhje me Shërbimet tona dhe praktikat dhe procedurat e MoneyGram.

3. TË PËRGJITHSHME
3.1 Nëse nuk ndalohet nga ligji, nuk do të mbajmë përgjegjësi ndaj jush për ndonjë çështje që lind në lidhje me Transferimin. Në disa rrethana, Dërguesi mund të ketë të drejtën e një kthim pagese te Transferimit dhe/ose disa tarifave të paguara në lidhje me Transfertën.
3.2 Transferimi dhe përdorimi i Shërbimit nuk përfshin që ju të keni një “depozitë” ose një llogari me MoneyGram ose një Agjent.
3.3 Shërbimet janë për persona 18 vjeç e lartë dhe nuk mund të përdoret për qëllime depozite garancie ose kumari dhe mund të përdoren vetëm për një qëllim të ligjshëm. Në rast të ndonjë kon_ ikti ndërmjet versionit në anglisht të Marrëveshjes dhe ndonjë versioni të përkthyer të Marrëveshjes, versioni në anglisht i Marrëveshjes do të jetë mbizotërues dhe MoneyGram do të komunikojë me ju në anglisht.
3.4 Kjo Marrëveshje nuk jep dhe nuk synon të japë ndonjë të drejtë ose zgjidhje për ndonjë person tjetër përveç jush dhe MoneyGram.

4. KONFIDENCIALITETI DHE NDARJA E INFORMACIONIT TUAJ; MBROJTJA E TË
DHËNAVE
4.1 Duke vazhduar me transaksionin, ju jepni pëlqimin tuaj për mbledhjen, përdorimin, zbulimin dhe transferimin (duke përfshirë transferimin ndërku_ tar) e të dhënave tuaja personale, siç përshkruhet në Njoftimin për privatësinë, i cili është i disponueshëm në faqen tonë të internetit www.moneygram.com/privacy-notice.

5. SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
5.1 Jemi të angazhuar të sigurohemi që të merrni shërbim me cilësi të lartë nga MoneyGram. Në rast se ndiheni të pakënaqur me Shërbimin tonë ose nëse mendoni se mund të ketë ndodhur ndonjë gabim me Transferimin tuaj, ju lutemi na kontaktoni sa më parë që të jetë e mundur. Për hollësi të plota të procedurës tonë të ankesave ose këshilla mbi mbrojtjen e konsumatorit, ose për të paraqitur një ankesë, ju mund të:
• na telefononi në numrin tonë telefonik falas 0800 200 47 26 (mund të paguani tarifa për telefonata në këtë numër nga telefoni celular);
• vizitoni faqen tonë të internetit www.moneygram.com dhe dhe dërgoni dërgoni formularin në internet;
• na dërgoni një e-mail te [email protected]; ose
• na shkruani te: MoneyGram, Konstruktorska Business Centre, 13 Konstruktorska Street, Warsaw, Poland 02-673.

6. ORGANIZIMET E VEÇANTA
Përveç ofrimit prej tyre të Shërbimit tonë, Agjentët mund t’u ofrojnë produktet ose shërbimet e tyre, si kursi i këmbimit. Këto produkte ose shërbime shtesë janë të veçantë dhe të pavarur nga Shërbimi, ofrohen sipas afateve dhe kushteve të tyre të vetë Agjentit dhe nuk përfshijnë MoneyGram në ndonjë mënyrë. Këto produkte dhe shërbime shtesë ka të ngjarë të kenë tarifat e tyre të lidhura.

1. HYRJE
1.1 Shërbimi i transfertës së parave MoneyGram® (“Shërbimi”) sigurohet nga MoneyGram Payment Systems, Inc. (“ne”ose “neve”) përmes një rrjeti agjentësh, personave të autorizuar ose njësive të tjera të lejuara (“Agjentë”). Këto Afate dhe Kushte, së bashku me Dokumentacionin (siç parashikohet në Pjesën 1.3 më poshtë) i përdorur në lidhje me Shërbimin për të cilin mund të përfshihen ose bashkëngjiten këto Afate dhe Kushte, përfshijnë të gjithë marrëveshjen (“Marrëveshja”) ndërmjet neve dhe juve, dërguesi individual i Shërbimit (“ju” ose “Dërguesi”).
1.2 Duhet t’a nënshkruani formularin dhe të siguroheni që të gjitha pjesët të plotësohen në mënyrë të plotë dhe të përshtatshme. Nëse nuk veproni kështu, ne mund të mos jemi në gjendje për të dërguar paratë. Duhet të na
merrni në telefon nësendryshon ndonjë prej informacioneve të dhëna prej jush përpara sesa marrësi t’i marrë ose t’i tërheqë paratë.
1.3 Kjo marrëveshje është që t’u sigurojmë shërbimin tonë MoneyGram® Money Transfer, që ju lejon t’i dërgoni para personit të emërtuar në formular («marrësi») (a) që të marrë paratë në një vendndodhje të MoneyGram (shërbimi ynë «para për para»); ose (b) të marrë në llogarinë bankare të tij/të saj ose lloj tjetër të llogarisë fizike ose virtuale përfshirë portofolin celular (shërbimi ynë «para në llogari»). Këto kushte zbatohen për të dyja shërbimet, përveç kur themi sezbatohen vetëm për njërin prej tyre.
1.4 Për transferimet para për para, mund ose të dërgoni para brenda të njëjtit shtet, ose nëse është e lejueshme, në një “shtet tjetër të tërheqjes”. Marrësi mund të tërheqë paratë vetëm në shtetin e marrjes të përcaktuar në formular. Pasipërfaqësuesi i shërbimit tuaj ka miratuar këtë formular dhe ka marrë paratë tuaja, marrësi mund të tërheqë paratënë çdo vendndodhje të MoneyGram në shtetin marrës brenda disa minutave (gjatë orareve të punës) në para, në monedhën e përcaktuar në formular, vetëm nëse kushti 2.2 (a) zbatohet si më poshtë. Nuk do t’a kontaktojmë marrësinkur paratë të jenë gati për t’u tërhequr, kjo është diçka që duhet t’a bëni vetë.
1.5 Ne nuk i ofrojmë shërbimet tona në çdo shtet. Mund të na telefononi, të vizitoni faqen tonë të internetit ose t’i kërkoni njëpërfaqësuesi të kërkojë për disponueshmërinë e shërbimeve tona dhe adresat e oraret e punës të vendndodhjeve që ofrojnë shërbimin MoneyGram.
1.6 Për informacionin e kontaktit, ju lutemi shih paragrafin 11.

2. TARIFAT DHE KURSI I KËMBIMIT
2.1 Duhet të na paguani tarifën e përcaktuar në formular. Nuk do të paguani ndonjë tarifë tjetër për transferimin. Mund të dërgoni para vetëm në një ose disa monedha të caktuara. Përfaqësuesi juaj i shërbimit do t’ju tregojë nëse një pagesënë atë monedhë është e disponueshme në një vendndodhje të caktuar të shërbimit në vendin marrës dhe (nëse është i ndryshëm nga valuta me të cilën na paguani) cila normë e këmbimit do të zbatohet. Valuta që zgjidhni, norma ekëmbimit për të cilën pajtohenit dhe shuma e konvertuar do të deklarohen në formular.
2.2 Megjithatë, për transferimet para për para në disa shtete: (a) nëse shuma e transferimit është e deklaruar në dollarë amerikanë dhe përfaqësuesi i shërbimit të marrësit nuk paguan në atë valutë, ai/ajo do të konvertojë paratë në monedhën vendase duke zbatuar kursin tonë ose të tij standart të këmbimit; (b) nëse paratë (në çfarëdo lloj monedhe të huaj që është dërguar) nuk tërhiqen brenda 45 ditëve, përfaqësuesi i shërbimit të marrësit mund të rillogarisë shumën e konvertuar në kohën e tërheqjes, duke zbatuar kursin tonë ose të tij të këmbimit. Ju lutem pyesni përfaqësuesine shërbimit tuaj për hollësi.

3. KUFIZIMET MBI TRANSFERIMET
Ka kufizime mbi shumën që mund të dërgoni. Përfaqësuesi juaj i shërbimit do t’ju thotë cilat janë, sipas nevojës. Mund të refuzojmë të dërgojmë paratë ose të lejojmë të merren nëse besojmë në mënyrë të arsyeshme se: (a) duke vepruar kështu mund të shkelim ndonjë ligj, rregullore, kod ose detyrim tjetër që zbatohet për ne; (b) duke vepruar kështu mund të ekspozohemi ndaj ndjekjeve nga një qeveri ose rregullator; ose (c) mund të jenë të lidhura me aktivitete mashtruese ose të paligjshme.

4. TRANSFERTAT QË U KA KALUAR AFATI
Nëse ju na kërkoni të kryejmë një Transfertë për t\’u tërhequr në para në dorë dhe shuma e Transfertës nuk është tërhequr brenda 90 ditëve, ne do ta konsiderojmë Transfertën si të pamundur për t’u kryer (një “Transfertë që i ka kaluarafati”). Pas këtij afati 90-ditor, ne nuk do të kemi asnjë detyrim për të kryer një Transfertë që i ka kaluar afati. Nësendodh një Transfertë që i ka kaluar afati, ju do të keni të drejtën për një rimbursim të Transfertës që i ka kaluar afati. Nëse ju viheni në dijeni se një shumë e transferuar nuk është tërhequr, ju lutemi na kontaktoni për të na kërkuar njërimbursim.

5. ANULIMI DHE KTHIMI I PARAVE TË NJË TRANSFERIMI
Ju nuk keni të drejtë të anuloni asnjë transferim. Megjithatë ne mund t’a anullojmë atë përpara sesa marrësi t’itërheqë paratë ose t’i marrë paratë. Nëse doni të anuloni një transferim dhe të kërkoni një kthim parash të shumës së transferimit, mund t’ia kërkoni përfaqësuesit të shërbimit tuaj, ose të na shkruani duke na dërguar një kopje të formularittë plotësuar. Synojmë t’i shqyrtojmë këto kërkesa menjëherë por në çdo rast brenda 30 ditëve.

6. IDENTIFIKIMI DHE PAGESA PËR TRANSFERIMET PARA PËR PARA
6.1 Në mënyrë që të tërhiqen paratë dhe të kryhet një transferim, Identifikimi duhet të sigurohet. Për disa transferta (që varen ngashteti ku kryhet tërheqja dhe shuma – përfaqësuesi i shërbimit tuaj i ka hollësitë) përgjigja testuese që keni vendosur në këtëformular mund të kërkohet përveç Identifikimit ose në vend të Identifikimit.
6.2 Numri i referencës të transferimit normalisht gjithashtu do të duhet t’i jepet përfaqësuesit të shërbimit. Ju lutemi vini rese numri i referencës nuk kërkohet gjithmonë për të tërhequr paratë (gjithsesi, mund të gjeni se ç’farë kërkohet ngapërfaqësuesi i shërbimit tuaj).
6.3 Nuk duhet t’ia jepni numrin e referencës, përgjigjen testuese ose hollësitë e marrësit askujt përveç marrësit të zgjedhurprej jush dhe bëni gjithshka gjithshka që keni në dorë mënyrë të arsyeshme për t’u siguruar se askush tjetër nuk mundt’i sigurojë ato – për shembull duke (a) mos lejuar që askush tjetër të mos e shohë formularin; dhe (b) duke mos shkruar përgjigjen e pyetjes testuese ose numrin e referencës në një mënyrë që mund të njihet dhe as të lejoni që dikush tëdëgjojë kur ia thoni marrësit se cilat janë.

7. KUSHTE SHTESË PËR TRANSFERIMET PARA NË LLOGARI
Ne do t’i dërgojmë paratë drejt llogarisë bankare ose çdo llogarie tjetër fizike apo virtuale të cilën e specifikoni në formular. Për informacion se kur një pagesë do t’i kreditohet një llogarie të tillë, duhet të kontaktoni bankën e marrësit oseofruesin përkatës të shërbimit të llogarisë. Banka e marrësit ose ofruesi përkatës i shërbimit të llogarisë mund të zbatojë normat e tij ndaj transferimit, të cilat nuk na përfshijnë.

8. MARRËVESHJE TË VEÇANTA ME PËRFAQËSUESIT E SHËRBIMIT
Përfaqësuesit e shërbimit mund t’u ofrojnë marrësve shërbime shtesë sipas marrëveshjeve të veçanta, të cilat nuk napërfshijnë (dhe për të cilat nuk mund të mbajmë përgjegjësi). Përfaqësuesit e shërbimit mund t’u kërkojnë të paguani shuma të tjera për ato shërbime dhe do të përdorin një normë të konvertimit të monedhës sipas zgjedhjes së tyre nëse përfshin këmbimin e monedhës.

9. PËRGJEGJSHMËRIA JONE
9.1 Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi nëse e prishim këtë marrëveshje për shkak të: (a) rrethanave jonormale dhe të paparashikueshme jashtë kontrollit tonë ku nuk mund të shmangnim prishjen e kësaj marrëveshjeje pavarësisht nga përpjekjettona për të kundërtën – kjo mund të përfshijë, për shembull, vonesa ose dështime të shkaktuar nga veprime industriale, probleme me një sistem ose rrjet tjetër, ndërprerje mekanike ose probleme të përpunimit të të dhënave; ose (b) detyrimettona sipas ligjeve angleze ose ligjeve të tjera të zbatueshme të cilave
mund t’u nënshtrohemi.
9.2 Ne nuk mbajmë përgjegjësi ndaj jush për më shumë sesa shuma e parave që dërgoni dhe tarifën tonë. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë humbje aksidentale, të tërthortë, të veçantë ose rrjedhëse, ose kosto që mund të përjetoni ndërsa kjo marrëveshje është bërë me ju si konsumator, ndonjë humbje ose kosto të biznesit (si humbje të përfitimeve ose mundësive të biznesit).
9.3 Shërbimi ynë është për ju që t’i dërgoni para një individi privat të njohur nga ju dhe jo për të bërë pagesa tregtare dhe nuk duhet t’a përdorni këtë shërbim për ato lloje veprimesh. Duhet të respektoni gjithashtu paralajmërimet përmashtrimet në formular. Nëse na kërkoni të paguajmë dikë që më vonë del se ju ka mashtruar, ose që nuk plotësondetyrimet e tyre ndaj jush, nuk do të jemi përgjegjës si rezultat.

10. KUSHTE TË TJERA
10.1 Do të njoftojmë transferimet e parave te çdo autoritet i qeverisë nëse na kërkohet t’a bëjmë këtë nga ligji.
10.2 Asnjë nga shërbimet tona nuk ju përfshin juve ose marrësin që ka një“depozitë”ose një llogari depozite me ne (ose çdokompani tjetër që ndihmon në transfertën, përveç bankës marrëse ose ofruesi përkatës i shërbimit të llogarisë për një transferim para në llogari) në çdo kohë.
10.3 Këto kushte janë përgatitur dhe do të ekzekutohen, në gjuhën angleze, e cila do të jetë gjuha mbizotëruese për të gjitha qëllimet. Çdo përkthim në një gjuhë tjetër përveç anglishtes është vetëm për lehtësimin e
palëve.

11. MBROJTJA E TË DHËNAVE DHE KONFIDENCIALITETI
11.1 Duke vazhduar me transaksionin, ju jepni pëlqimin tuaj për mbledhjen, përdorimin, zbulimin dhe transferimin (dukepërfshirë transferimin ndërkufitar) e të dhënave tuaja personale, siç përshkruhet në Njoftimin për privatësinë, i cili ështëi disponueshëm në faqen tonë të internetit www.moneygram.com/privacy-notice, ose duke telefonuar në numrin 0 44540706.

12. ANKESA
Jemi të përkushtuar t’u ofrojmë shërbimin më të mirë gjatë të gjithë kohës. Në rastin e rrallë kur nuk jeni të kënaqur me shërbimin tonë, ju lutemi na kontaktoni sa më parë që të jetë e mundur. Për hollësi të plota të procedurës tonë tëankesave ose këshilla mbi mbrojtjen e konsumatorit, ose për të paraqitur një ankesë, ju mund të
a) na telefononi në numrin tonë telefonik falas 44540706 (mund të paguani tarifa për telefonata në këtë numër ngatelefoni celular);
b) vizitoni faqen tonë të internetit www.moneygram.com dhe të mbushni formularin në internet;
c) shkruani një e-mail në [email protected]; or
d) na shkruani te: Complaints Manager