About this App

Teknologji në funksion të kohës

Krijo dhe menaxho portofolin tënd elektronik duke u regjistruar në eReja.

Teknologjia e re e pagesave mundëson kryerjen e transaksioneve pa kosto mirëmbajtjeje dhe pa kosto të fshehura.

Address

Tirana,Albania

Folow us on social

Termat dhe Kushtet

  /  Termat dhe Kushtet

KONTRATA ME KLIENTIN

  1. HYRJE

Ky dokument përbën “Termat dhe Kushtet” sipas se cilave ju mund të përdorni shërbimet financiare të Institucionit te Parasë Elektronike eReja. Pranimi i këtyre kushteve përbën një marrëveshje me fuqi detyruese ndërmjet Klientit dhe Institucionit Financiar të Parasë Elektronike eReja. Me nënshkrimin e këtij dokumenti dhe të Regjistrimit online në vijim, ju pranoni se jeni regjistruar si Klient i Institucionit eReja dhe se do të zbatoni këto Terma dhe Kushte gjatë përdorimit të shërbimit përkatës.
Ju duhet t’ë njiheni dhe kuptoni plotësisht këto Terma dhe Kushte për përdorimin e Shërbimit eReja përpara se të nënshkruani këtë marrëveshje. Nëse nuk jeni dakord me to, nuk duhet të vazhdoni me regjistrimin dhe/ose përdorimin e Shërbimit të aplikacionit eReja.

Kjo kontratë përpilohet në shqip dhe anglisht. Për qëllime të interpretimit versioni në Shqip do të ketë përparësi.

02

      2. PËRKUFIZIMET

  1. “Agjent i eReja” është personi tregtar i kontraktuar nga Institucioni eReja për të kryer disa detyra në lidhje me Shërbimet në aplikacionin eReja në Republikën e Shqipërisë.
  2. “Blerja e Parasë Elektronike” është blerja nga Klienti me para ‘cash’ pranë një Agjenti, kundrejt shumave të barazvlefshme, të Parasë Elektronike që kreditohet në Llogarinë e Klientit.
  3. “Monedha” eshte monedha LEK ose EURO, me të cilën operon Institucioni eReja. Çdo vlerë tjetër që mund të paguhet nga subjekte ndërkombëtare drejt platformës Institucioni eReja mundet të njihen, konvertohen bazuar në kursin ditor të përditësuar nga Banka e Shqipërisë dhe llogariten nga platforma si vlera të barazvlefshme në monedhën shqiptare LEK.
  4. Platforma / Aplikacioni eReja – është aplikacioni elektronik nëpërmjet të cilit do të proçesohen transaksionet financiare sipas shërbimeve të Institucioinit eReja. Apliakacioni mund të përdoret në sistemet IOS, Android dhe Windows ne pajisje te ndryshme elektronike (celular, tablete, kompjuter etj), duke mundësuar kryerjen e veprimeve të ndryshme financiare si te lejuara në sistem
  5. “Para elektronike” janë instrumenta të pagesave elektronike të emetuara nga Institucioni eReja që i mundësojnë mbajtësit të tyre të kryejë pagesa elektronike.
  6. “Pikë Shitjeje” është çdo dyqan, njësi tregtare e shitjeve me pakicë që drejtohet nga një Agjent.
  7. “Debitim” është largimi i fondeve jashtë Llogarisë së Klientit si pasojë e një transaksioni të kryer nga ana e Klientit.
  8. “Faqja e Internetit eReja” i referohet faqes së Institucioni eReja në adresën e internetit www.eReja.com .
  9. “Klienti” është personi në emrin e të cilit është regjistuar një Llogari për Shërbimet Institucioni eReja.
  10. “Kushtet e Përdorimit” janë këto Terma dhe Kushte siç mund të ndryshohen herë pas here.
  11. “Klient Aktiv i eReja” është çdo klient i regjistruar Institucioni eReja, person juridik ose person fizik i cili në çastin e regjistrimit është mbi 18 vjeç, dhe që ka nënshkruar Termat dhe Kushtet për ofrimin e Shërbimit Institucioni eReja, i cili aktivizon Llogarinë eReja në pajisjen celulare dhe është në gjendje të dërgojë, marrë dhe të këmbejë para në dorë ‘cash’ në para elektronike.
  12. “Klient Pasiv eReja” ose “Përfituesi” është abonenti i çdo operatori të rrjetit të komunikimeve publike, i cili nuk është i regjistruar si Klienti i Shoqerise eReja, por që është në gjendje të marrë para elektronike të nisura nga Klienti eReja, dhe t’i këmbejë ato me para në dorë ‘cash’, tek një nga Agjentët e institucionit eReja.
  13. “Llogaria” është llogaria e Klientit Aktiv eReja për përdorimin e Shërbimeve në aplikacionin eReja, ku mbahet regjistrimi i kryer nga Institucioni eReja i shumës së Parasë Elektronike të mbajtura nga Klienti përkatës dhe që korrespondojnë me një shumë të barazvlefshme parash në dorë ‘cash’ të mbajtura nga Institucioni eReja në emrin e Klientit.
  14. “Llogaria Institucioni eReja” është llogaria bankare që mbahet nga eReja, ku bëhen dhe mbahen të gjitha pagesat nga banka e caktuar në emër të Klientit.
  15. “Marrëveshja” janë këto Terma dhe Kushte të ofrimit të Shërbimit eReja së bashku me Formularin e Regjistrimit, Anekset, Manualin e Klientit, Udhëzimet për Klientin, Listën e Tarifave si dhe Termat dhe Kushtet e tjera të njoftuara herë pas here sipas legjislacionit në fuqi dhe rregulloreve të miratuara në zbatim të legjislacionit në fuqi, të cilat të gjitha së bashku janë pjesë integrale e Marrëveshjes.
  16. “Shërbimi i Klientit” është Qendra e Shërbimit e institucionit eReja të Kujdesit ndaj Klientit që telefonohet në numrin +355 69 20 88 200.
  17. “Shitësi me Pakicë” në kuptim të kësaj Marrëveshje, është një shitës Mallrash dhe/ose Shërbimesh që pranon para Elektronike nga Institucioni eReja, për pagimin e mallrave dhe shërbimeve.
  18. “Shërbimi/et eReja” janë shërbimet që ofrohen, reklamohen, administrohen dhe zotërohen ekskluzivisht nga Institucioni eReja për emetimin dhe tregtimin e Parave Elektronike ndërmjet Klientëve në bazë të Urdhërave të Transfertave duke përfshirë regjistrimin e të gjithë Transaksioneve, verifikimin dhe konfirmimin të gjitha Transaksioneve të përfunduara dhe përditësimin e të dhënave të Llogarisë Institucioni eReja së Klientit.
  19. “Tarifat” janë tarifat dhe pagesat e tjera që bëhen sipas kësaj Marrëveshje për Shërbimet Institucioni eReja.
  20. “Transaksion Kreditimi” është çdo transaksion hyrës në Llogarinë e Klientit dhe që kryhet me Para Elektronike, siç verifikohet nga Institucioni eReja.
  21. “Të dhëna personale” janë çdo informacion në lidhje me një person fizik ose juridik sipas përcaktimeve të legjislacionit shqiptar përkatës.
  • HYRJA NË APLIKACIONIN EREJA DHE HAPJA E LLOGARISË
  1. Personat Juridike dhe Fizikë që kanë një dokument identifikimi/NUIS aktive mund të regjistrohen për të përdorur aplikacionin dhe Shërbimin eReja.
  2. Klienti mund të regjistrohet për përfitimin e Shërbimeve eReja te çdo Agjent Institucioni eReja, ose direkt në aplikacionin eReja.
  3. Klienti i detyrohet institucionit sipas kontratës përkatëse të pajtimit për të gjitha kostot e aplikuara për përdorimin e shërbimit të aplikacionit (nëse ka) me qëllim përfitimin e Shërbimeve eReja.
  4. Klienti Aktiv eReja do të paguajë Tarifat e zbatueshme për përdorimin e Shërbimeve Institucioni eReja dhe këto Tarifa mund të zbriten direkt nga Llogaria Institucioni eReja përkatëse.
  5. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë të plota dhe të sakta informacionet e mëposhtme:
      1. Emër/ Mbiemër
      2. Numrin personal të identifikimit / numri NUIS
      3. Adresën e banimit/selisë
      4. Datën e lindjes / themelimit
      5. Numrin e celularit
      6. Adresën elektronike (email)
      7. Ngarkimin e kopjes së mjetit të identifikimit (Kartë identiteti ose pasaportë brenda afatit të vlefshmërisë)
  6. Institucioni eReja ka të drejtë që, të refuzojë aplikimin e një personi që dëshiron të bëhet Klient Aktiv Institucioni eReja, në përputhje me aktet ligjore/nën ligjore dhe rregulloret e brendshme të eReja,
  7. Me regjistrimin në aplikacionin eReja dhe aktivizimit të Llogarisë eReja, Klienti Aktiv eReja do të ketë të drejtë të përdorë menjëherë Shërbimet eReja.
  • KUSHTE TË PËRDORIMIT TË SHËRBIMIT
  1. Shërbimet eReja i vihen në dispozicion Klientit nga Aplikacioni eReja pas nënshkrimit të këtyre Termave dhe Kushteve.
  2. Institucioni eReja nuk garanton që Shërbimet Institucioni eReja do të jenë të disponueshme në çdo kohë dhe nuk mban përgjegjësi dhe nuk do të jetë e detyruar të mbartë detyrime në lidhje me asnjë lloj dëmi të shkaktuar Klientit eReja, pavarësisht nga shkaku. Shërbimet eReja nuk ofrohen pa defekte dhe faktorë të tillë, duke përfshirë por pa u kufizuar në, ngjarje të jashtëzakonshme, topografinë gjeografike, kushtet e motit, mirëmbajtjen e planifikuar apo punimet në rrjet, mund të kenë ndikim negativ në cilësinë dhe ofrimin e Shërbimeve eReja.
  3. eReja nuk do të ngarkohet me përgjegjësi për mosofrimin e shërbimeve për shkak të faktorëve të jashtëm që nuk janë në kontrollin e institucionit.
  4. Në rast se kredencialet për përdorimin e Shërbimeve Institucioni eReja kanë humbur apo i është zbuluar një pale të tretë, Klienti ka detyrimin të njoftojë menjëherë institucionin eReja në lidhje me humbjen apo zbulimin e këtyre të dhënave dhe të kërkojë pezullimin e Shërbimit eReja.
  5. Me nënshkrimin e Kushteve dhe Afateve, Klienti pranon se për të mundësuar dhënien e përgjigjeve ndaj kërkesave, përfshirë por pa u kufizuar, të organeve e qeverisjes qendrore e vendore apo rregullatore, Institucioni eReja mund të kërkoje informacion personal apo dokumente të Klientit, përfshirë por pa u kufizuar, nga subjektet si më poshtë:
  1. organet zbatuese të legjislacionit vendas
  2. ofruesit tanë të shërbimeve
  3. Klienti duhet të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet që mund t’i jepen dhe/ose publikohen herë pas here për Shërbimet Institucioni eReja.
  4. Komunikimet e Klientit me shoqërinë eReja do të monitorohen apo regjistrohen për qëllime përdorimi në praktikat e punës, si kontrolli i cilësisë, trajnime, garantimi i funksionimit efikas të sistemeve, përmirësimin e shërbimeve dhe produkteve të ofruara, parandalimi i përdorimit të paautorizuar të sistemeve të telekomunikacionit e zbulimi dhe parandalimi i veprimtarive kriminale.

 

  1. BLLOKIMI/PEZULLIMI APO NDËRPREJRJA E SHËRBIMIT
  1. Në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe proçedurën e institucionit eReja për pezullimin e Shërbimit eReja, pjesë e Udhëzimeve për Klientin, Institucioni eReja mund të pezullojë, kufizojë ose përfundojë, tërësisht ose pjesërisht, ofrimin e Shërbimeve eReja dhe/ose të mbyllë Llogarinë e Klientit pa informuar atë dhe/ose pa asnjë detyrim çfarëdo qoftë (megjithëse nga institucioni eReja do të kryejë të gjitha veprimet e mundshme për të informuar Klientin që ky veprim është kryer ose do të kryhet në rrethanat e mëposhtme:
  1. nëse Institucioni eReja merr dijeni apo ka arsye të besojë se llogaria e Klientit për përdorimin e Shërbimeve eReja po përdoret ose eshte përdorur më parë në mënyrë të paautorizuar, të paligjshme, të papërshtatshme ose për veprimtari kriminale;
  2. nëse Klienti nuk përmbush Termat dhe Kushtet në lidhje me Shërbimet eReja;
  3. nëse Klienti njofton se kredencialet e tij kanë humbur apo janë vjedhur apo fjalëkalimi ka humbur apo i është gjetur një pale tjetër;
  4. nëse Klienti e përdor, apo lejon përdorimin, aplikacionit në një mënyrë që Institucioni eReja mendon se mund të dëmtojë apo cënojë funksionimin apo sigurinë e rrjetit apo të Shërbimeve eReja;
  5. për arsye që janë jashtë kontrollit të Institucionit eReja, duke përfshirë por pa u kufizuar, ne forcën madhore, masa të organeve përkatëse rregullatore, mbikqyrëse apo të tjera;
  6. Në rastet kur eReja mbyll llogarinë bazuar në këto Terma dhe Kushte.
  1. Për të aksesuar Shërbimet eReja, klienti duhet të ketë një numër telefoni aktiv dhe një pajisje elektronike (celular, tabletë, kopjuter, laptop) funksionale.
  2. Institucioni eReja do të mbyllë Llogarinë eReja brenda 7 (shtatë) ditë pune me marrjen e kërkesës nga ana e Klientit për të mbyllur Llogarinë Institucioni eReja.
  3. Nëse Klienti nuk kryen asnjë veprim me llogarinë e tij eReja për një periudhë të vazhdueshme prej 180 ditësh, llogaria e tij kalon në gjendje pezullimi. Klienti ka mundësinë të kërkojë ri-aktivizimin e llogarisë së tij përmes një telefonate tek Shërbimi i Klientit eReja brenda 30 ditëve nga dita e pezullimit të llogarisë. Nëse Klienti nuk kërkon ri-aktivizimin e llogarisë brenda këtyre 30 ditëve, llogaria e tij eReja mbyllet përfundimisht. Klienti, me mbylljen e llogarisë të tij, ka të drejtë të kërkojë kthimin e gjendjes pozitive të mbetur në llogarinë e tij sipas parashikimit në këtë Kontratë, në formën e parave në dorë “cash”.
  4. Klienti ka të drejtë të kërkojë pagimin e parasë elektronike në përputhje me proçedurën në këtë Kontratë nga Institucioni eReja në Udhëzimet për Klientin.
  5. Institucioni eReja nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj Klientit për, përfshirë por pa u kufizuar, dëme direkte, indirekte, pasuese apo të veçanta që lindin si pasojë e një veprimi apo mosveprimi nga ana e institucionit eReja apo e një pale të tretë për të cilën institucioni është përgjegjës, qoftë nëse këto pasoja lindin për shkak të Kontratës me klientin apo parashikimeve ligjore, që kanë të bëjnë dhe vijnë si rezultat i mbylljes apo pezullimit të Llogarisë eReja të Klientit.

 

  1. PROCEDURA E PARAQITJES SË ANKESAVE/KËRKESAVE DHE ZGJIDHJA E TYRE
  1. Klienti i eReja mund të paraqesë ankesë/kërkesë për cështje të ndryshme të lidhura me shërbimet Institucioni eReja.

 

  1. Ankesat/kërkesat, në varësi të llojit, shqyrtohen nga strukturat përkatëse të shoqërisë Institucioni eReja Sh.P.K., në bazë të informacionit të marrë nga degë apo sektorë të tjerë sipas rregullave përkatëse dhe zgjidhja jepet në përputhje me Termat dhe Kushtet e përcaktuara në Termat dhe Kushtet e ofrimit të Shërbimit Institucioni eReja.

 

  1. Afati kohor për njoftimin e Klientit në lidhje me përfundimet e analizës së ankesës/kërkesës është deri 3 (tre) ditë pas marrjes së saj.

 

  1. Institucioni eReja do të mbajë një regjistër të veçantë për ankesat/kërkesat e paraqitura dhe përgjigjet e dhëna, të shënuara me numër reference. Ky regjistër përmban ankesat, kërkesat apo sugjerimet me shkrim të Klientëve dhe përgjigjet, vendimet dhe masat e marra nga Institucioni eReja. Në Aneksin 1 bashkëlidhur janë përcaktuar mënyrat e trajtimit të ankesave/kërkesave për këtë shërbim të ofruar nga eReja.
  • TARIFAT E SHËRBIMEVE
  1. Shkarkimi i aplikacionit dhe hapja e llogarisë janë falas për të gjithë klientët.
  2. Tarifat e përshkruara sipas Aneksit 3 të kësaj Kontrate, dhe të publikuara në Faqen e Internetit të Institucionit eReja, paguhen për çdo Transaksion të kryer nga Llogaria Institucioni eReja e Klientit.
  3. Lista e Tarifave ndryshohet vetëm me vendim të institucionit eReja dhe gjendet në Faqen e Internetit të Institucionit eReja dhe mjetet e tjera te komunikimit të Institucionit eReja. Njoftimi në lidhje me ndryshimet në fjalë do të bëhet sipas detyrimeve në këtë Kontratë.
  4. Shoqëria eReja do të zbresë nga Llogaria eReja e Klientit Tarifat e pagueshme për çdo Transaksion, pas përfundimit të tij dhe balanca e re do të shfaqet në aplikacion.
  5. Të gjitha Tarifat e pagueshme nga Klienti në lidhje me përdorimin e Shërbimeve Institucioni eReja dhe për të cilat Klienti do të konsiderohet se ka marrë dijeni, do të debitohen nga Llogaria eReja përkatëse pa njoftim të veçantë.
  • TRANSAKSIONET
  1. Për të procesuar transaksione të pagesave utilitare dhe tregtare, klienti duhet të regjistrohet direkt në aplikacion dhe nuk ka nevojë të identifikohet pranë agjentit të rrjetit.
  2. Për të procesuar transaferta monetare nëpërmjet aplikacionit, klienti duhet të paraqitet pranë agjentëve të rrjetit në mënyrë që institucioni eReja të kryejë verifikimin e identitetit të tij, përmes agjentit.
  3. Debitimet nga Llogaria e Klientit do të kryhen sipas Udhëzimeve të Transferimit të autorizuara me kredencialet që Klienti ka zgjedhur gjatë regjistrimit ose përmes mënyrës që Institucioni eReja mund t’a njoftojë herë pas here (email). Përpara çdo Transaksioni me para në dorë ‘cash’ për dërgim ose marrje të hollash që mund të kryhet, do të kërkohet të verifikohet identiteti i Klientit. Karta e identitetit ose pasaporta e paraqitur do të regjistrohet nga Agjenti Institucioni eReja për çdo Transaksion dërgim/marrje parash në dorë ‘cash’.
  4. Llogaria eReja e Klientit do të kreditohet kur të blihet Para Elektronike duke bërë pagesa apo kur Paratë Elektronike të transferohen në Llogarinë eReja të Klientit nga një Klient tjetër.
  5. Klienti nuk mund të kryejë Transaksione nga Llogaria eReja përkatëse në rast se nuk ka mjaftueshëm Para Elektronike në Llogarinë e tij përkatëse, për të kryer Transaksionin dhe për të paguar Tarifat e aplikuara në lidhje me të dhe/ose në rast se ka arritur limitin e lejuar (shiko Limitet).
  6. Aplikacioni eReja do të kërkojë të verifikojë dhe konfirmojë të gjithë Transaksionet e kryera nga Llogaria e Klientit, së bashku me gjendjen e balances së përditësuar të Llogarisë eReja të Klientit, duke i dërguar një njoftim (sms, email ose njoftim push). Veprimet e regjistruara në aplikacionin eReja do të konsiderohen të rregullta derisa të vërtetohet e kundërta.
  7. Me regjistrimin në aplikacioni, dhe hapjen e Llogarisë eReja, Klienti do të jetë në gjendje të kryejë Transaksionet e mëposhtme:
    1. Kreditim në llogari – duke bërë një pagesë me para në dorë ‘cash’ drejtpërdrejtë ndaj një Agjenti Institucioni eReja në këmbim të një shume të barazvlefshme Parash Elektronike që do të kreditohet në Llogarinë Institucioni eReja të Klientit. Pasi të jetë kryer Transaksioni i Kreditimit, sistemi Institucioni eReja do të kreditojë përkatësisht Llogarinë Institucioni eReja të Klientit.
    2. Debitim në llogari duke:
      • Shkëmbyer Para Elektronike me para në dorë ‘cash’ tek Agjenti, duke dërguar drejt institucionit eReja Udhëzimet e Transferimit, në zbatim të të cilave Agjenti Institucioni eReja do ti paguajë Klientit shumën e barazvlefshme me para në dorë ‘cash’.
      • Transferuar Para Elektronike drejt një Klienti tjetër, duke dërguar Udhëzime Transferimi drejt Institucionit eReja për Llogarinë eReja të këtij Klienti, duke specifikuar shumën që do të transferohet.
      • Blerë mallra dhe shërbime nga Shitësit e Autorizuar me Pakicë duke përcaktuar në Udhëzimet e Transfertës shumën që duhet transferuar në Llogarinë e Shitësit të Autorizuar.
    3. Me kryerjen e transaksioneve Kreditimi dhe Debitimi eReja do të kreditojë apo debitojë Llogarinë eReja të Klientit, sapo të kryhet kreditimi i shumës, tërheqja apo transferimi nga Llogaria eReja përkatëse.
    4. Transfertat drejt Klientit Institucioni eReja Pasivë që nuk tërhiqen nga pritësi brenda 7 (shtatë) ditësh nga dhënia e Urdhërit të Transferimit për transaksionin në fjalë do të anulohen automatikisht dhe Klientit do t’i dërgohet njoftim me SMS në lidhje me anullimin së bashku me Urdhrin e Transaksionit. Transaksionet e ekzekutuara nga aplikacioni eReja do t’i tarifohen Llogarisë së Klientit. Klienti pranon që, vetëm nëse dhe derisa Institucioni eReja të marrë njoftim se llogaria përkatëse nuk është e sigurt dhe/ose se pajisja elektronike ku përdoret aplikacioni, ka humbur apo është vjedhur apo ndërhyrë nga jashtë, Institucioni eReja do të vazhdojë mbajtjen e llogarisë dhe kryerjen e transaksioneve, edhe nëse ato janë bërë në fakt pa autorizimin e Klientit. Institucioni eReja nuk do të kërkojë konfirmim me shkrim për Urdhrin e Transaksionit të kryer normalisht përmes përdorimit të aplikacionit eReja.
    5. eReja nuk mund të kthejë/anullojë apo të ritarifojë Transaksionet e iniciuara, përveç me kërkesën e klientit urdhërues, për rastet kur përmbajnë gabime në të dhënat identifikuese të marrësit. Detajet për anullimin e transfertave i gjeni ne Udhëzimet për Klientin.
    6. Klienti nuk mund të anullojë transaksione të Pagesave utilitare të procesuara në aplikacion, për shkaqe të gabimeve të Klientit në plotësimin e të dhënave.
    7. Çdo Transfertë elektronike monetate do të shoqërohet me një numër unik (referenca) që do të dërgohet me SMS-në e konfirmimit së bashku me balancën e përditësuar të Llogarisë eReja përkatëse.

 

  1. NDRYSHIME TË KUSHTEVE DHE TARIFAVE
  1. Institucioni eReja ka të drejtën të ndryshojë në çdo kohë këto Terma dhe Kushte dhe Tarifat. Këto ndryshime do t’i njoftohen Klientit 7 (shtatë) ditë përpara kryerjes së ndryshimeve me anë të një njoftimi në tek numri i telefonit të Klientit i lidhur me Shërbimin eReja, dhe e-mail ose nëpërmjet Faqes së Internetit të Institucionit eReja dhe duke përdorur çdo mjet të përshtatshëm publik. Me kalimin e afatit 7 (shtatë) ditor, Klienti do të konsiderohet se është njoftuar për këto ndryshime.
  2. Me vazhdimin e përdorimit të Shërbimeve eReja pas hyrjes në fuqi të Kushteve dhe Tarifave të ndryshuara të përdorimit, Klienti do të konsiderohet se ka rënë dakord për ndryshimet e parashikuara më sipër. Nëse Klienti nuk është dakord me një nga ndryshimet, atëherë ai/ajo nuk duhet të vazhdojë të kryejë Transaksione dhe duhet të paraqitet në njërin prej Agjentëve eReja për të kërkuar zgjidhjen e Kontratës me Klientin së shërbimit Institucionit eReja brenda afatit 7 (shtatë) ditor të njoftimit, përndryshe do të konsiderohet se i ka pranuar këto ndryshime.

 

  1. SIGURIA DHE PËRDORIMI I PAAUTORIZUAR
  1. Për të siguruar dhe mbrojtur aplikacionin, klienti do të vendosë një fjalëkalim, sipas kompleksitetit të kërkuar në aplikacion, në mënyrë që të lidhet me llogarinë. Kjo llogari do të ketë vetëm një fjalëkalin i njohur vetëm nga Klienti.
  2. Klientit do t’i kërkohet të vendosë PIN për të autorizuar hyrjen në llogarinë e tij eReja. PIN dërgohet në numrin e telefonit celular të regjistruar nga klienti.
  3. Vetëm një numër telefoni dhe adresë emaili, mund të lidhet me Llogarinë eReja te Klientit në çdo kohë dhe vetëm Klienti mund të përdorë pajisjen elektronike përkatëse.
  4. Klienti ka përgjegjësi për ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të pajisjes elektronike ku ka shkarkuar dhe përdor aplikaconin, për ruajtjen dhe mbajtjen kredencialeve të tij dhe për të gjithë Transaksionet që do të kryhen në Llogarinë eReja duke përdorur si kod identifikimi Emrin e Përdoruesit përkatës. Klienti përgjigjet për kryerjen e të gjitha Transaksioneve në përputhje me parashikimet e kësaj Marrëveshjeje.
  5. Klienti eReja ka detyrimin të njoftojë menjëherë institucionin eReja në lidhje me ndryshimin e të dhënave personale.
  6. Klienti duhet të njoftojë menjëherë Shërbimin e Klientit të Institucionit eReja dhe do t’i japë atyre të dhënat e kërkuara në lidhje me identitetin në rast se ka ndodhur një nga ngjarjet si më poshtë:
  • Evidentohet se ndodhur një abuzim apo veprimtari mashtrimi në lidhje me kodin PIN dhe se përmes këtij veprimi palë të treta kanë marrë akses në Llogarinë Institucioni eReja;
  • Janë kryer Transaksione pa miratimin paraprak të Klientit;
  • Evidentohet një parrëgullsi apo mospërputhje në balancën e Llogarisë eReja të Klientit;
  • Llogaria e Klientit është shkatërruar, keqpërdorur, humbur, falsifikuar/kopjuar.
  1. PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
  2. Institucioni eReja siguron ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave personale të Klientit dhe Transaksioneve të tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parashikimet e kësaj Marrëveshjeje. Në veçanti, Institucioni eReja merr përsipër të respektojë fshehtësinë e Klienteve eReja dhe t’i trajtojë të dhënat personale të klienteve me përkujdesjen e duhur, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe qëllimet e lejuara të veprimtarisë tregtare.
  3. Për sa kohë posedohen nga Institucioni eReja, Institucioni eReja do të mbledhë dhe ruajë të dhënat personale të Klientëve të saj (duke përfshirë informacione në lidhje me Transaksionet dhe informacion personal të dhënë përmes kësaj Kontrate dhe Formularit të Regjistrimit) në përputhje me nevojat e biznesit dhe Termat dhe Kushtet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi dhe rregulloret e brendshme të Institucionit të Parasë Elektronike, si dhe do ta vendosë këtë informacion në dispozicion të Klientëve me paraqitjen nga ana e tyre të kërkeses me shkrim.
  4. Pas nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, Klienti njeh dhe pranon se Institucioni eReja apo Agjentët eReja mund të kontaktojnë herë pas here me Klientin përmes postës, telefonit, postës elektronike ose SMS për të rejat në lidhje me shërbimin e ofruar dhe të pranuar nga Klienti (p.sh. ofrimi i shërbimeve të kujdesit ndaj klientit, deklarata e pagesës/kreditit, bllokimi i llogarisë, kthime etj.).
  • PËRGJEGJËSITË E KLIENTIT
  1. Klienti paguan të gjitha Tarifat e aplikueshme për Transaksionet e kryera, qoftë të kryera nga ai/ajo apo nga dikush tjetër pa autorizimin apo dijeninë e Klientit.
  2. Klienti është i vetmi person përgjegjës për sigurimin e aplikacionit dhe kredencialeve të tij, sipas udhëzimeve në këtë Marrëveshje.
  3. Klienti është personi që mban përgjegjësi për sigurimin e ruajtjes së fshehtësisë gjatë plotësimit të të dhënave të tij.
  4. Klienti nuk duhet t’i përdorë Shërbimet eReja për kryerjen e veprimeve në shkelje të legjislacionit shqiptar.
  5. Klienti nuk duhet t’i përdorë shërbimet eReja për qëllime të ndryshme nga ato të paracaktuara.
  6. Klienti është përgjegjës për saktësinë e të dhënave identifikuese dhe plotësuese të tij, të plotësuara në aplikacion në momentin e hapjes së llogarisë, apo kur deklaron të dhënat pranë një Agjenti të Rrjetit.
  • PËRGJEGJËSIA DHE PËRJASHTIMET NGA PËRGJEGJËSITË
  1. Të gjithë Agjentët e Rrjetit eReja përfaqësojnë pika shitjeje të autorizuara dhe të pavarura nga Institucioni eReja.
  2. Institucioni eReja nuk do të mbajë përgjegjësi për humbjet që Klienti mund të pësojë gjatë përdorimit të aplikacionit eReja, përveç rasteve kur këto janë shkaktuar kur:
  1. Transaksioni nuk është ekzekutuar ose është ekzekutuar gabim; dhe
  2. si dhe për gabime apo pasaktësi të shkaktuara nga Institucioni eReja, në lidhje me mbajtjen e Llogarisë eReja të Klientit.
  1. Mbulimi i detyrimeve financiare sipas parashikimeve më sipër, përfshin vetëm:
  1. vlerën e transaksionit të paekzekutuar ose të ekzekutuar gabim;
  2. shumën e nevojshme për të rikthyer tepricën e Llogarisë Institucioni eReja të Klientit në gjendjen e mëparshme, përpara kryerjes së Transaksionit të paautorizuar.
  3. Institucioni eReja nuk është përgjegjës për humbje që lindin për shkak të mosfunksionimit, keqfunksionimit apo vonesave në rrjetet e komunikimeve elektronike, pajisjeve celulare apo pajisjeve të tjera që përdoren nga Klienti, që rezultojnë nga rrethana përtej kontrollit të arsyeshëm.
  • HISTORIKU I LLOGARISË SË KLIENTIT
  1. Klienti mund të marrë një raport të balancës nga pajisja elektronike ku akseson aplikacionin dhe të kërkojë informacion për Transaksionet e kryera përmes pajisjes elektronike ku përdor aplikacionin, ose duke u paraqitur pranë agjentëve të eReja ose duke telefonuar Shërbimin e Klientit eReja sipas përshkrimit në Udhëzimet për Klientin.
  2. Me kërkesën e Klientit, mund te vihen në dispozicion të Klientit deklarata të printuara të Llogarisë eReja përkatëse. Proçedurat për këtë shërbim janë përcaktuar në Udhëzime për Klientin.

 

  1. NJOFTIMET
  2. Institucioni eReja ka të drejtë t’i dërgojë Klientit informacion dhe njoftime në lidhje me këtë Marrëveshje dhe Shërbimin eReja të ofruara nga Institucioni eReja dhe të pranuara nga Klienti, përmes SMS-ve si dhe mjeteve të tjera të komunikimit dhe në adresat që Klienti ka vënë në dispozicion në Formën e Regjistrimit.
  3. Njoftimet nga Klienti për institucionin eReja duhet të dërgohen në adresën: Shoqëria “Institucioni eReja” SHPK, RR. Bardhok Biba, Pallati LID, Kati 9 Tiranë, ose duke kontaktuar Shërbimin e Klientit, në numrin +355 69 20 88 200.
  • TË NDRYSHME
  1. Kjo Kontratë, siç do të mund të ndryshohet herë pas here, përbën një marrëveshje të detyrueshme nga ana ligjore, për Klientin, trashëgimtarët e Klientit dhe personat e autorizuar nga Klienti.
  2. Kjo Marrëveshje nuk mund t’i kalohet apo transferohet asnjë personi tjetër.
  3. Nëse një parashikim në këto Terma dhe Kushte deklarohet si i pavlefshëm apo i pazbatueshëm nga një gjykatë apo organ administrativ kompetent, pavlefshmëria dhe pazbatueshmëria e këtij parashikimi nuk do të prekë vlefshmërime dhe/ose zbatueshmërine e parashikimeve te tjera të kësaj Marrëveshjeje.
  4. Në Faqen zyrtare të Institucionit eReja, në Udhëzimet për Klientin , mund të gjeni: udhëzime për përdorimin e Shërbimeve eReja dhe kryerjen e Transaksioneve, pajisjet ku mund të kryhen Shërbimet eReja, shërbimet dhe transaksionet që ofrohen nga Institucioni eReja dhe mund të kryhen përmes aplikacionit eReja;
  5. Tarifat e përdorimit dhe kufijtë minimalë dhe maksimalë të Transaksioneve të lejuara gjenden në Faqen zyrtare të Institucionit eReja.
  6. Institucioni eReja nuk mban përgjegjesi ndaj Klienteve për dëmet indirekte që mund të vijnë si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të palëve të treta të lidhura me Institucioni eReja për arsye të parashikimeve kontraktore apo ligjore.
  7. Klienti është në dijeni dhe pranon se bashkëbisedimet e tij/saj me Shërbimin e Klientit eReja do të regjistrohen dhe ruhen nga Institucioni eReja në përputhje me parashikimet e legjislacionit shqiptar në fuqi.
  8. Të gjitha të drejtat e autorit (copyright), markat tregtare dhe të drejta të tjera të pronësisë intelektuale të përdorura gjatë dhënies së Shërbimeve Institucioni eReja janë të regjistruara në pronësi të Institucionit eReja. Ju nuk mund të krijoni asnjë përfitim në lidhje me to.
  • ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
  1. Kjo Kontratë dhe Termat dhe Kushtet në të, hartohen në përputhje me legjislacionin shqiptar. Mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lindin midis palëve gjatë kohëzgjatjes së kësaj Kontrate do të zgjidhen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  2. Institucioni eReja ka detyrimin të dëgjojë çdo kërkesë nga Klienti në lidhje me zgjidhjen e problemeve që mund të lindin në lidhje me Transaksionet.
  • AFATI DHE RASTET E PËRFUNDIMIT TË KONTARTËS
  1. Marrëveshja lidhet për një periudhë kohe të pacaktuar, duke filluar nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes me Klientin e cila nënshkruhet se bashku dhe në të njëjtën kohë me Formën e Regjistrimit.
  2. Secila nga palët ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të Marrëveshjes në përputhje me parashikimet e saj, duke i dhënë palës tjetër njoftim me shkrim 30 (tridhjetë) ditë përpara. Procedura për zgjidhjen e kontratës (me kërkesë të kientit ose shkaqe të tjera), shpjegohet në Aneksin 1, pjesë përbërse e kësaj kontrate.
  3. Në rast se Institucioni eReja do të ofrojë shërbime të tjera për Klientin apo do të bëjë oferta të tjera specifike, të cilat do të jenë të kufizuara në kohë për konsum, Termat dhe Kushtet e kësaj Marrëveshjeje do të zbatohen në masën që nuk përbejnë shkelje të kushteve dhe afateve specifike të marrëdhënieve në lidhje me ofertën perkatese.
  • PRANIMI I KUSHTEVE DHE AFATEVE NGA KLIENTI DHE GARANCITË E KLIENTIT
  1. Klienti i njeh plotësisht Termat dhe Kushtet dhe i pranon ato pa rezerva.
  2. Kjo Marrëveshje dhe shtojcat e saj përpilohen në 2 (dy) kopje, të cilat kanë të njëjtën përmbajtje në gjuhën Shqipe, nga të cilat 1 (një) kopje mbahet nga Institucioni eReja dhe 1 (një) mbahet nga Klienti Institucioni eReja. Të dy ekzemplaret nënshkruhen dhe vulosen nga palët.
  3. Në rastin e pranimit të këtyre kushteve në formën online, duke klikuar “Pranoj” klienti automatikisht konfirmon se është dakord me këtë “Kontratë” dhe përcaktimet e saj.

 

  1. PRANIMI DHE FILLIMI I ZBATIMIT TË KUSHTEVE DHE AFATEVE
  1. Klienti prezumohet se i ka pranuar këto Terma dhe Kushte dhe Tarifat përkatëse, siç do të ndryshohen herë pas here, dhe që hyjnë në fuqi me nënshkrimin/pranimin online përpara plotësimit të Formës së Regjistrimit.

Aneks 1 i Kushteve dhe Afateve të ofrimit të Shërbimit të Institucionit eReja

  1. Udhëzime mbi proçedurën e paraqitjes së ankesave dhe zgjidhja e tyre

Klientët Institucioni eReja mund të paraqesin ankesë për çështje të ndryshme të lidhura me Shërbimet Institucioni eReja. Më poshtë radhiten mënyrat përmes të cilave Klienti Institucioni eReja paraqet ankesën e tij:

    1. Telefonata falas në numrin e Shërbimit të Dedikuar për Klientët Institucioni eReja – +355 69 20 88 200. Shërbimi është i disponueshëm 24 orë çdo ditë të javës.
    2. Dyqanet e autorizuara të shoqërsië eReja gjatë orëve të punës së këtyre dyqaneve.
    3. Ankesë me shkrim të dërguar përmes shërbimit të postës në adresën zyrtare Shoqëria “Institucioni eReja” SH.P.K., Bardhok Biba, pallati LID, kati 9, Tirane.
    4. Postë elektronike duke dërguar ankesën në adresën e e-mail-it: [email protected] .

Ankesat, në varësi të llojit, shqyrtohen nga strukturat përkatëse të shoqërisë Institucioni eReja Sh.P.K., në bazë të informacionit të marrë nga degë apo sektorë të tjerë sipas rregullave përkatëse dhe zgjidhja jepet në përputhje me Termat dhe Kushtet e përcaktuara në Termat dhe Kushtet e ofrimit të Shërbimit Institucioni eReja.

Afati kohor për njoftimin e Klientit në lidhje me përfundimet e analizës së ankesës është deri 3 (tre) ditë pas marrjes së saj.

Institucioni eReja do të mbajë një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitura dhe përgjigjet e dhëna, të shënuara me numër reference. Ky regjistër përmban ankesat, kërkesat apo sugjerimet me shkrim të Klientëve dhe përgjigjet, vendimet dhe masat e marra nga Institucioni eReja.

  1. Udhëzime në lidhje me trajtimin e kërkesave për Transaksionet e kryera dhe për gjendjen e Llogarisë Institucioni eReja

Klientët e regjistruar eReja mund të informohen për gjendjen e Llogarisë së tyre në këto mënyra:

  • Nga aparati i tyre celular: Të gjithë Klientët e regjistruar Institucioni eReja mund të kontrollojnë gjendjen e Llogarisë së tyre si dhe Transaksionet më të fundit të kryera nga APLIKACIONI përmes të cilit marrin Shërbimet e eReja.
  • Duke vizituar një prej agjentëve të eReja për të paraqitur Kërkesë për Pasqyrë të Transaksioneve. Kjo kërkesë mundëson marrjen e gjendjes së Llogarisë në formë të shtypur në letër për periudhë kohore të dëshiruar nga Klienti. Institucioni eReja rezervon të drejtën e vendosjes së një tarife për ofrimin e këtij shërbimi. Plotësimi i kërkesës bëhet në dyqan dhe Pasqyra e Transaksioneve duhet të tërhiqet përsëri në të njëjtin dyqan ku bëhet kërkesa brenda një harku kohor prej 10 (dhjetë) ditësh pune dhe pas marrjes së një telefonatë konfirmuese nga Shërbimi i Klientit eReja.
  • Duke telefonuar Shërbimin e Klientit Institucioni eRejanë numrin +355 69 20 88 200 për të kërkuar informacion mbi gjendjen e Llogarisë së tij. Në këtë rast për të verifikuar identitetin e tij si mbajtës i Llogarisë, Klienti duhet t’i përgjigjet saktë pyetjeve të operatorit të Institucionit eReja për vërtetimin e të dhënave personale të identitetit.
  1. Limiti i Transaksioneve

– Në përputhje me aktet rregullative në fuqi, për klientët është vendosur një limit transaksionesh sipas Tabelës së Limiteve në Aneksin 2.

– Klienti mund të kreditojë llogarinë e tij eReja pa asnjë komision, nëpërmjet kartës së tij Visa ose MasterCard/Maestro apo nëpërmjet e-banking.

  1. Udhëzime në lidhje me proçedurën për zgjidhjen e Kontratës me shoqërinë eReja Sh.p.k. dhe mbylljen e Llogarisë eReja

Zgjidhja e marrëveshjes me shoqërinë Institucioni eReja Sh.P.K. dhe rrjedhimisht mbyllja e llogarisë eReja mund të kryhet sipas rasteve të mëposhtëme:

  1. Me kërkesë të klientit/përfaqësuesit të autorizuar

Klienti ose përfaqësuesi i tij i autorizuar ligjor në mënyrë të shprehur me shkrim mundet të kërkojë zgjidhjen e kontratës me shoqërinë eReja. dhe rrjedhimisht mbylljen e Llogarisë përkatëse eReja.
Kërkesa mund të paraqitet në të gjithë dyqanet e autorizuara të shoqërisë përmes plotësimit dhe nënshkrimit të një Formulari Kërkese për zgjidhje kontrate dhe mbyllje llogarie.

Në këtë rast, përpara përpilimit të kërkesës Klienti duhet të tërheqi vlerën gjëndje (nëse ka) në llogarinë e tij.

  1. Për shkaqe të tjera

Në rastet e parashikuara në Termat dhe Kushtet e ofrimit të Shërbimit eReja si dhe/ose në rastet e kryerjes së veprimtarive të paligjshme me llogarinë eReja nga ana e Klientit, institucioni eReja  kryesisht apo me kërkesë të organeve shtetërore të autorizuara, mund të pezullojë dhe/ose mbyllë përfundimisht llogarinë tuaj institucioni eReja, dhe/ose bllokojë/anullojë fondet në gjendje.

Nëse klienti ka gjëndje në llogarinë e tij, për tërheqjen e fondeve të një llogarie të mbyllur ndiqen hapat si më poshtë:

Klienti ose përfaqësuesi i tij ligjor i autorizuar në mënyrë të shprehur me shkrim paraqet kërkesën për tërheqjen e fondeve në një prej pikave të autorizuara të Institucionit eReja Pas miratimit të kërkesës dhe brenda 10 (dhjetë) ditëve pune Klientit i bëhet transferimi i parave përmes një transferte eReja në llogarinë e tij bankare ose “cash” pranë një prej agjentëve të rrjetit.

  1. Proçedura për anullimin e Transaksioneve eReja

Klienti mund të kërkojë anullimin e një Transaksioni të kryer nga llogaria e tij/saj eReja duke telefonuar Shërbimin e Dedikuar për Klientët Institucioni eReja në numrin +355 69 20 88 200 brenda një periudhe prej 3 (tre) orësh nga momenti i kryerjes së Transaksionit.

Arsyeja e kërkesës është se Klienti ka kryer një pagesë ndaj personit të gabuar (marrësi/përfituesi) ose ka vendosur një shumë të pasaktë.

Për të filluar anullimin e Transaksionit është e domosdoshme që shuma e Transaksionit që kërkohet të anullohet të jetë plotësisht dhe jo pjesërisht e kthyeshme, që do të thotë se marrësi/përfituesi e ka këtë shumë të plotë si gjendje të disponueshme në Llogarinë e tij/saj.

Nëse plotësohen kushtet e mësipërme, atëhërë Shërbimi i Klientit eReja do të kontaktojë gjatë orarit 08:00 – 20:00 Klientin marrës për të marrë miratimin e tij për anullimin e Transaksionit.

         Kushtet e punes per Klientin e IPE eReja shpk – kur klienti eshte regjistruar vetë ne ewallet
PAGESA UTILITARE
Shuma  Komisioni  për klientin Monedha
Pagesa të UK: Tiranë,Durrës,Kavajë,Fier,Korcë, Shkodër, Elbasan, Krujë, Devoll, Lushnjë, Kukës, Vlorë,Himarë, Progradec, Kamëz 28 ALL
Pagesat të gjobave të policise rrugore dhe Bashkisë Tirane 50 ALL
Pagesa të taksave të Bashkisë Tiranë, Shkodër 70 ALL
Pagesa të OSHEE Pa komision ALL
E-TOPUP Vodafone Pa komision ALL
Pagesa TRING Pa komision ALL
Pagesa të faturave ONE Pa komision ALL
E-TOPUP ONE Pa komision ALL
TRAK
Shuma  Komisioni  për klientin Monedha
0.1 -5,500 500 ALL
5,501 – 15,000 700 ALL
15,001 – 30,000 1,100 ALL
30,001 – 50,000 1,500 ALL
50,001 – 60,000 1,700 ALL
60,001 – 80,000 2,000 ALL
80,001 – 100,000 2,300 ALL
100,001 – 200,000 3,000 ALL
>200,001 4,000 ALL
00.01 – 50 4 EUR / USD
50.01 – 150 6 EUR / USD
150.01 – 300 8 EUR / USD
300.01 – 500 12 EUR / USD
500.01 – 700 15 EUR / USD
700.01 – 1,000 20 EUR / USD
1,000.01 – 2,000 25 EUR / USD
> 2,000.01 40 EUR / USD
Tërheqje + derdhje (llogaria individuale eReja)
Tërheqje në Lekë 2% e shumes se terhequr (min 80 leke) ALL
Tërheqje në Euro 2% e shumes se terhequr (min 1 eur) EUR
Derdhje në llogari Pa komision ALL , EUR
Pagesa scan to pay
Pagesa me QR Pa komision ALL , EUR
Veprime në llogari eReja
Hapje llogarie Pa komision ALL , EUR
Mirëmbajtje llogarie Pa komision*
Cdo lloj shume brenda limiteve të miratuara Pa komision ALL , EUR
* Vitin e pare pa komision më tej 30 leke / 0.5 euro në muaj