About this App

Teknologji në funksion të kohës

Krijo dhe menaxho portofolin tënd elektronik duke u regjistruar në eReja.

Teknologjia e re e pagesave mundëson kryerjen e transaksioneve pa kosto mirëmbajtjeje dhe pa kosto të fshehura.

Address

Tirana,Albania

Folow us on social

Faqs

  /  Faqs

 

Cfarë është eReja?

eReja është Institucion i Parasë Elektronike, i cili sjell risi në fushën e pagesave dhe transfertave.

Me eReja mund të kryeni pagesa në tregtarë të ndryshëm duke skanuar QR code mbi faturë, të gjitha pagesat utilitare, si dhe transferta nga portofoli në portofol apo nga portofoli në cash.

Si mund te shkarkoj aplikacionin?

Aplikacioni është i disponueshëm në App Store dhe Google Play. Aplikacioni nuk ka kosto shkarkimi apo mirëmbajtjeje.

Si mund të hap llogari dhe si ta rimbush atë?

Pasi të keni shkarkuar aplikacionin eReja, mjafton të vendosni një numer telefoni dhe të plotësoni të dhënat e kërkuara tek Profili im. Portofolin tuaj digjital mund ta rimbushni 1) nga llogaria juaj bankare; 2) nëpërmjet transfertave nga portofolet e tjerë apo 3) në cdo degë dhe agjent Ak-Invest.

*Lutem sigurohuni që keni vendosur numrin e saktë të telefonit,pasi në menyrë që të aksesoni në portofolin tuaj,do ju dërgohet sms me OTP (one time password) /mesazh unik për verifikim.

Më nevojitet llogari bankare për të përdorur aplikacionin?

Jo, ju mund të përdorni aplikacionin pa një llogari bankare, mjafton të jeni regjistruar në aplikacionin eReja.

A ka eReja akses në llogarinë time bankare?

eReja nuk ka akses në llogarinë apo historikun tuaj bankar.

Ku mund të tërheq në Cash nga portofoli?

Ju mund të konvertoni paratë tuaja digjitale në cash pranë çdo zyre Ak-Invest.

Lutem konsultohuni paraprakisht mbi tarifat tek Kontrata me klientin dhe Kushtet e punës.

A mund të ndryshoj të dhënat e mia?

Në çdo moment mund të futeni tek Profili im dhe të përditësoni informacionet personale përveç numrit të telefonit.

Cfarë kostosh të tjera kam për transaksionet?

Tarifat për shërbimet i gjeni të listuara tek Kontrata me Klientin dhe Kushtet e punës.

Tarifat për sherbimet e reja që do shtohen herë pas here, do pasqyrohen po në të njëjten hapësire.

Si të mbetemi në kontakt?

Për çdo paqartësi apo pyetje të cilën nuk e gjeni të listuar më sipër,jeni të lutur të na kontaktoni në : 0688030222 si dhe në [email protected]